Detaje të reja nga abuzimi seksual i 18 vjeçares italiane në Durrës. Fillimisht mësohet se ai i ka tentuar t’i shesë lëndë narkotike, por ajo ka refuzuar, ndërsa më pas ka abuzuar seksualisht me dhunë. Siç shihen nga pamjet e siguruara, fillimisht ata janë ulur në një stol, teksa më pas është afruar 26-vjeçari, i cili ka tentuar t’i shesë drogë. E reja e ka refuzuar, por ka pranuar ftesën e Leonard Prezës për t’u zhvendosur drejt shezlongëve pranë bregdetit, ku dyshohet se ka ndodhur abuzimi.