Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur procedimin penal me akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes për rastin e 15 vjeçares, I.M, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj më datë 10 shkurt. Përmes një njoftimi, prokuroria thotë se ka ngritur grupin hetimor mbi bazën e materialeve që ka referuar policia, ku dyshohet se e mitura është shtyrë drejt aktit prej bullizimit nga bashkëmoshatarët dhe mosreagimit të institucioneve në shkollë.