Zgjidhja e hesapeve qëndron pas shpërthimit të fuqishëm në një parking të hapur, ngjitur me një karburant në Pire, që ndodhi pak pas orës 03:00 të së premtes. Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa është dëgjuar disa kilometra larg, por fatmirësisht ka rezultuar pa viktima edhe pse në momentin e ngjarjes në pikën e karburantit ishin në punë dy persona.