Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Zall Mner. Një 48 vjeçar i identifikuar si Lulzim Visha është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti, ku paraprakisht dyshohet se është vrarë më armë zjarri. Visha, i cili rezulton me banim në Kamëz është gjetur rreth orës 07:40 të mëngjesit në rrugën “Shën Stefani”.