Hetimet lidhur me dyshimin e keqpërdorimit të votave në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025, janë shtrirë edhe në komunën e Gjilanit. ‘Jemi në procesi të intervistimit, nuk mund të ndajmë detaje të tjera një herë rreth rastit’, është shprehur kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu për mediat në Kosovë. Deri më tani, autoritetet e Kosovës, kanë arrestuar dhe ndaluar komisionarë në Prizren, Mitrovicë e Malishevë për manipulim me vota.