Një gjykatë turke ka lëshuar një tjetër fletarresti zyrtar për kryebashkiakun e burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu, nën dyshimet për “spiunazh politik”, raportoi media shtetërore Anadolu. Imamoglu, një rival kyç i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, që gjendet në burg që nga marsi dhe po pret gjykimin për akuzat për korrupsion, u dënua në korrik për një tjetër vepër, atë të fyerjes dhe kërcënimit ndaj prokurorit kryesor të Stambollit. Ai mohon të gjitha akuzat ndaj tij.