Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur se nga sot do të jetë në vet-izolim. Kurti përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19 Lexoni të plotë postimin e Kurtit: “Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.