Shqipëria është shndërruar nga një destinacion ekskluziv turistik në një vend me dyndje vizitorësh, sidomos pas pandemisë. Përveç bukurive natyrore, kulturore e historike që vendi ynë ofron, shumë u joshën edhe nga çmimet e lira. Këta faktorë bënë virale Shqipërinë nëpër rrjetet sociale, sidomos në TikTok si destinacioni me ekzotik i pushimeve gjatë verës që lamë pas me plazhe të virgjëra, çmime të ulta dhe mbi të gjitha pa dyndje turistësh.