Përballë kërkesës së njësuar të deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Kuvend që projektligji për rritjen e pagave të përfshinte edhe ministrat dhe deputetët, Qeveria u dorëzua. Varianti final i miratuar në komisionin e Ekonomisë, komisioni përgjegjës për shqyrtimin e këtij projektligji mori edhe dakordësinë e ministres së financave, Delina Ibrahimaj.