Top News – Dyert e burgut hapen më 21 tetor / Ish presidenti francez, ditët e fundit në liri
14/10/2025 12:46

Ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy, i cili u dënua me pesë vjet burg, do të hyjë në qeli më 21 tetor, në një burg në Paris, sipas burimeve të afërta me cështjen. Të hënën, Sarkozy shkoi në Zyrën e Prokurorit Financiar Kombëtar për të mësuar detajet se ku dhe kur do të burgoset. Ky vendim vjen pas dënimit të tij më 25 shtator për konspiracion kriminal në lidhje me financimin e supozuar nga Libia të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007. Një gjykatë në Paris doli në përfundimin se Sarkozy kishte lejuar bashkëpunëtorët e tij të ngushtë të kërkonin fonde nga autoritetet libiane të lidhura me diktatorin e ndjerë Muammar Gaddafi. Nicolas Sarkozy, i cili shërbeu si president nga viti 2007 deri në vitin 2012, apeloi menjëherë dënimin e tij. Megjithatë, meqenëse dënimi i tij është "i zbatueshëm përkohësisht", ai nuk mund të pezullohet në pritje të apelimit, që do të thotë se Sarkozi nuk do të jetë në gjendje të shmangë burgun. Avokatët e tij do të jenë në gjendje të kërkojnë lirimin e tij që nga dita e parë e paraburgimit. Gjykata e apelit ka maksimumi dy muaj kohë për të marrë një vendim. Nëse refuzohet, Nicolas Sarkozi do të ketë mundësinë të bëjë një kërkesë tjetër. Në moshën 70 vjeçare, Sarkozi mund të burgoset në një seksion të veçantë të burgut parizien Santé të destinuar për persona të cenueshëm, për shkak të moshës dhe famës së tij. Në vendim, gjyqtarët e liruan ish-liderin nga tre akuza të tjera, duke përfshirë korrupsionin pasiv, përvetësimin e fondeve publike libiane dhe financimin e paligjshëm të fushatës zgjedhore, duke deklaruar se nuk kishte prova që të tregonin se paratë që dyshohet se u transferuan nga Libia ishin përdorur për fushatën e tij të vitit 2007 ose për pasurimin e tij personal. Sarkozy ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje, duke e portretizuar veten si shënjestër të një hakmarrjeje politike të orkestruar nga individë të lidhur me qeverinë e Gadafit. Ai ka sugjeruar që akuzat lidheshin me mbështetjen e tij për rrëzimin e udhëheqësit libian në vitin 2011, gjatë kryengritjeve të Pranverës Arabe që çuan në rënien dhe vdekjen e Gadafit.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58