Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve filloi përgatitjen e materialeve zgjedhore që do u dërgohen votuesve jashtë vendit. Pasi të përfundojë vulosja e fletëve të votimit, ato do të vendosen tek zarfi A dhe zarfi B që përmban barkodin unik të zgjedhësit, dhe së bashku do të do të vendosen në zarfin e shërbimit postar bashkë me udhëzuesin dhe numëratorin.