Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Shazi Ahmetajn dhe Mateo Kiptiun, të cilët akuzohen për vrasjen e Altin Alikajt në Vlorë. Seanca gjyqësore nisi në orën 13:30 të kësaj të hëne, ku në përfundim u caktua masa e sigurisë “Arrest me burg”, ndaj dy të rinjve.