Dy shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore në Itali. Njëri prej tyre i regjistruar në Treviso dhe tjetri në Xhenova. Viktimë mbetën Edlira Aliçka dhe Michele Dervishaj. Edlira Aliçka udhëtonte me një automjet tip Benz Mercedes A Klass ku më pas u përplas me një Audi A6. Automjetet ishin duke lëvizur në zonën e Trevisos, ku pas përplasjes kanë përfunduar në një fushë poshtë rrugës. Të dy mjetet udhëtonin nga Sernaglia drejt Coneglianos. Makina me të cilën ishte 55-vjeçarja u përmbys duke e bllokuar trupin e saj brenda kabinës. Ishin efektivët e zjarrfikëses ata të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës.