Qyteti i Kavajës u trondit mbrëmjen e së mërkurës nga një ngjarje kriminale, ku si pasojë dy persona mbetën të vdekur. Edmond Gosa nga Kavaja dhe Altin Rexha nga qyteti i Kukësit janë dy personat që mbetën viktimë mbrëmjen e kaluar në Kavajë. Dy viktimat i kishin ndryshuar emrat e tyre. Altin Rexha në dokumenta rezultonte si Sali Rexha, ndërsa Edmond Gosa e kishte Armand Gosa.