Ardian Collaku dhe Lulzim Bitri, të cilët mbetën të vdekur nga atentati i ngritur mbrëmjen e kësaj të hënë në Elbasan, dyshohet të jenë pjesë e grupeve kriminale që operojnë në këtë qytet. 50 vjecari, Ardian Collaku është shoqëruar disa herë në komisariat, për tu marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e Everest Cakajt. Ky i fundit u vra mbrëmjen e 11 majit në një atentat mafioz në sy të bashkëshortes së tij, e cila gjithashtu mbeti e plagosur. Vrasja e tij, u tha se ndodhi për shkak të konflikteve në të shkuarën deri tek përplasjet mes bandave për drogën.