Krimi në familje nuk ka të ndalur. Pas dy ngjarjeve të rënda në Tiranë dhe Shkodër, një tjetër krim ka tronditur opinionin publik, këtë herë në Librazhd. Në orët e pasdites së të hënës kryefamiljari Qemal Bici vrau në mënyrën më makabër të mundshme bashëshorten e tij Menturien, për motive që Policia ende nuk i ka sqaruar plotësisht, por që për momentin konsiderohen të dobëta.