Dy vellezër janë vrarë me armë zjarri këtë të enjte në fshatin Golluboc të Malishevës, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, tha se autori ka raporte familjare me dy viktimat, por zyrtarisht ende nuk dihet motivi I krimit. Gashi shtoi se autori njëjti është ende në arrati, dhe se po punohet me Policinë për t’u prangosur. Autori I dyshuar, sipas policisë, është nga një fshat i Drenasit.