Edhe pse këto ditë ka patur rënie të temperaturave përsëri nuk mungojnë vatrat e zjarrit edhe në Fier. Janë dy vatra zjarri një tek mbikalimi i Baltëzës dhe një tjetër në kodrat pas Radostinës, në fshatin Shtyllas ku preket edhe një pjesë e zonës së Levanit. Kjo vatër zjarri ka rënë në ullishte e shkurre dhe forcat zjarrëfikëse të Patosit Fier dhe Roskovecit po shkojnë drejt fshatit pasi rrezikojne varrezat.