Edmond Përdoda, i cili kishte qëndruar për 2 vite në arrati, tashmë i kapur nga policia është personi, që së bashku me vëllain e tj Aleksandrin ekzekutuan me kallashnikov Kol Murranin dhe Preng Simonin në fshatin Lalm. Ngjarja në fjalë është regjistruar mesditën e 27 prillit të 2020-ës. Pak orë pas ngjarjes policia mundi të arrestojë në atë kohë Aleksandër Përdodën, i cili tregoi dhe gjithë dinamikën se si ngjarja ndodhi.