Dy persona kanë mbetur të vdekur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Korçës. Mësohet se fillimisht autori i krimit i identifikuar si Ilo Lluka ka qëlluar me armë zjarri kundrejt shtetasit Emiljano Pine, rreth 40 vjeç dhe më pas është vetëvrarë me po të njëjtën armë. Trupi i pajetë i autorit u gjet në rrugën "Koço Golniku", në lagjen nr. 18 në Korcë.