Një plagosje e dyfishtë me thikë u regjistrua në qendër të Shkodrës mbrëmjen e kësaj të premteje. Ngjarja ndodhi si pasojë e një konflikti të ndodhur mes disa të rinjve në lagjen “Qemal Stafa”. Ndërsa morën plagë në trup me mjet prerës një 19-vjeçar dhe një 17-vjeçar. Ata u paraqitën për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.