Dy persona u arrestuan nga policia e Tiranës dhe ajo e Sarandës, për armë mbajtje pa leje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Në Tiranë u kap Markeliano Pirtea i cili dyshohet se shpërndane lëndë narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme. Gjatë kontrollit që u ushtrua në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi disa doza me kokaine gati për shitje si dhe një armë zjarri pistoletë të cilën 35 vjecari e kishte fshehur te depozita e ujit bashkë me municion luftarak.