Një 22-vjeçar u arrestua në Tiranë pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri. Aksioni I koduar “Confirmation” u zhvillua nga shërbimet e komisariatit numër gjashtë në zonën e Kombinatit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se I riu ishte duke lëvizur I armatosur.