Vëzhguesit e qiellit po përbeshin mëngët dhe po përgatiten jo për një, por për dy superhëna në gusht, që do të kulmojnë me një hënë të rrallë blu. Fenomeni i superhënës ndodh kur një hënë e plotë është në pikën më të afërt të saj me Tokën duke e bërë atë të duket 14 për qind më e madhe dhe 30 për qind më e shndritshme, krahasura me momentet kur ajo është më larg.