Në seancën e shqyrtimit fillestar të akuzuarit për spiunazh për Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë deklaruar të pafajshëm për veprën penale spiunazh, ndërsa Qerimi u deklarua fajtor vetëm për armëmbajtje pa leje. I akuzuari, Bedri Shabani teksa mohoi akuzën për veprën penale spiunazh u kthye nga kamerat duke bërë simbolin me gisht, të njohur nga ish-presidenti Hashim Thaçi “I nderuar gjykatës plotësisht jam i pafajshëm”. Kurse i akuzuari Qerimi e pranoi fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje.