Autoritetet italiane kanë lëshuar 5 urdhër arreste për persona të cilat akuzohen për trafik ndërkombëtar droge e armëmbajtje pa leje. 2 prej tyre janë shqiptarë, konkretisht Nazar Seiti e Maridian Sulaj, si dhe italianët Angelo Busacca, Anonino Riela, Vincenzo Spampinato. Mediat atje bëjnë me dije se grupi në fjalë operonte në zonat e Katanias, Raguzës dhe Sirakuzës dhe droga e ardhur, kryesisht marijuanë importohej nga Shqipëria.