Top News/ Dy shqetësimet e Dumanit para KiE. Statusi i prokurorëve të SPAK dhe marzhi i korrupsionit
03/12/2024 10:43

Kreu i SPAK, Altin Dumani ngriti edhe para Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dy shqetësimet e hershme të Prokurorisë së Posaçme. Shqetësimi i parë lidhej me statusin, sipas tij, të paqartë të prokurorëve të posaçëm pasi mbyllin mandatin 9 vjeçar në SPAK. Mungesa e përcaktimit të qartë ligjor lidhur me statusin e prokurorit të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre. Të rishikohet dhënia e mundësisë së prokurorit të posaçëm që të rikandidojë për të vazhduar të jenë pjesë e SPAK. Shqetësimi i dytë lidhet me mbingarkesën për akuzat e korrupsionit. Ligji parashikon aktualisht se kur dëmi i shkaktuar nga korrupsioni është mbi 50 mijë lekë, çështja i kalon SPAK për hetim. Dumani kërkoi rritjen e këtij pragu. Duhet të bëhen ndryshime në Kodin Penal lidhur me pragun monetar prej 500 Euro me qëllim rritjen e këtij pragu. Çdo akt korruptiv mbi këtë marzh bën kompetentë SPAK-un. Është koha që ky marzh të rritet dhe SPAK të fokusohet tek çështjet e ndjeshme dhe që janë më të vështira për t’u hetuar. Kreu i SPAK renditi si sfidë edhe ushtrimin e rolit të komisionerit publik, që nga janari i kalon prokurorisë së posaçme pasi organeve të përkohshme të vettingut u përfundon mandati. Ai bëri thirrje gjithashtu për angazhim të të gjithë shoqërisë në luftën kundër korrupsionit, pasi vetëm SPAK, siç tha, nuk mund të ketë suksesin e dëshiruar.

Top Channel/ Teatri Kombëtar me projekt rajonal, projekti SEEDS synon bashkëpunim rajonal
01/04 12:29
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Netanyahu: Lufta me Iranin vazhdon. Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 12:17
Top Channel/ Mungesë gare në tenderat publikë, APP: 5766 tendera në 2025
01/04 12:15
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top Channel/ Veliaj mungon në gjyq, shtyhet seanca e themelit dhe zbardhen debatet mes palëve
01/04 12:08
Top News – Plagoset 17-vjeçari në Pogradec. Autorët e dhunuan dhe tentuan ta marrin peng
01/04 11:50
Top News- Ish drejtorët e AMP dërgohen në gjyq/ Punësuan në mënyrë të paligjshme Muçi Shaljanin
01/04 11:38
Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
01/04 11:17
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
01/04 11:16
Top Channel/ Shiste lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri në banesë, pranga 23-vjeçari në Shkodër
01/04 11:07
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
01/04 10:25
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
01/04 10:22
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë
01/04 10:21
Top Channel/ Zbardhet nga dëbora qarku i Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike
01/04 10:11
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, i mituri përplas makinën e policisë në Vlorë
01/04 09:40
Top Channel/ Përplasen “kokë më kokë” dy mjete në Fier, plagosen shoferët dhe pasagjerët
31/03 22:49