Edi Rama solli dy shembuj për të argumentuar dallimin e madh, sipas tij, mes listave me kandidatët për deputetë të ofruar nga opozita dhe listës së kandidatëve të mazhorancës. Kryeministri tha se skuadra kombëtare e socialistëve është e ndërtuar me emra që janë studiuar prej një vit brenda partisë, por edhe me shoqërinë.