Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar seanca gjyqësore ndaj ndaj Zoran Kostiç dhe Dragan Miloviç, të akuzuar për krime lufte. Kjo ndodhi me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarit, Zoran Kostiç i cili tha se deklaratën e dëshmitarit që duhej të dëgjohej këtë të premte e kanë marrë në serbisht vetëm 10 minuta para nisjes së seancës. Zoran Kostiç dhe Dragan Miloviç akuzohen se në cilësinë e pjesëtarëve të policisë serbe, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë, ushtrisë dhe paramilitarë serbë, kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile.