Dy seancat e fundit plenare për këtë sesion parlamentar parashikojnë pika të nxheta politike duke filluar nga raporti i Dick Martyn për trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës e deri tek betimi i presidentit të ri të republikës, Bajram Begaj. Fill pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nënvizoi detajet e projektrezolutës të propozuar nga socialistët për pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikim organesh në Kosovë dhe Shqipëri. Pas më shumë se 11 vite ne propozuesit iniciojmë këtë rezolutë mbi bazën e proceseve të zhvilluara, ritheksoj se duhet nënvizuar fakti se kemi të bëjmë me një rast ku janë kryer verifikime. Heqja e një balte të hedhur padrejtësish kundër luftës së Kosovës është në nderin e Kuvendit të Shqipërisë.