Top News – Dy reformat e mëdha të Ramës. Më pak deputetë në Kuvend dhe ndarje të re territoriale
11/09/2025 20:00

Në fjalën e gjatë që mbajti para asamblesë së partisë, kryesocialisti Edi Rama foli për nevojën e reformave pothuajse në çdo fushë për të realizuar objektivin e mandatit të katërt dhe premtimin e tij të fushatës për zgjedhjet e 11 majit; anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda vitit 2030. Mes rreshtave, Rama citoi dy reforma të ndërlidhura me njëra-tjetrën sa i takon rezultatit të zgjedhjeve parlamentare. E para ishte ndryshimi i Kushtetutës për të tkurrur numrin e deputetëve në parlament nga 140 aktualisht në të paktën jo më shumë se 101. Në këtë pjesë, Rama foli edhe për adresimin e rekomandimeve të OSBE, përfshirë këtu depolitizimin e komisioneve zgjedhore. E dyta ishte reforma e re administrative e territoriale. Rama nuk dha më shumë detaje në këtë pjesë, por tha se reforma territoriale është e domosdoshme në kuadër të rrugës së integrimit të vendit. Gjysma e punës për këtë reformë konsiderohet e kryer në vitin 2015, kur u reduktua numri i bashkive dhe komunave nga 360 të tilla në 61 bashki. Ky ishte një nga tre variantet e propozuara 10 vite më parë. Dy variantet e tjera parashikonin ndarjen e vendit në 3 ose 4 rajone, duke hequr qarqet dhe duke reduktuar numrin e bashkive në 39 deri në 47 të tilla. Varianti me 39 bashki mbështetej nga socialistët në atë kohë, por ai u kundërshtua nga Partia Demokratike, që bojkotoi gjithë procesin, ndërsa vetë PS nuk i kishte numrat për ta miratuar pa mbështetjen LSI-së, në atë kohë aleate me të. Rruga e mesme që u gjet për të marrë edhe mbështetjen e LSI-së në Kuvend ishte rritja e numrit të bashkive në 61 të tilla. 10 vite më vonë, Rama hedh për diskutim një tjetër reformë për ndarjen territoriale, që nëse realizohet sipas variantit me ndarjen e vendit në 3 ose 4 rajone, prek direkt edhe Kodin Zgjedhor dhe ndarjen e mandateve në Kuvend, që deri më tani janë bërë mbi bazën e ndarjes së vendit në 12 qarqe.

Top News – Jo vetëm me Spiropalin. Rama kritika Gjiknurit, Hoxhës e deputetëve të Shkodrës
29/03 20:15
Top News – ‘Mashtroi me monologun e së dielës’. Berisha akuzon Ramën: Taksat e tij rritën naftën
29/03 19:54
Top News – ‘Përçarje’ brenda socialistëve? Peleshi: Nuk e di ca do të thotë, por ka diskutime
29/03 19:50
Top News – Reforma territoriale dhe variantet e PS/ PD: Tymnajë me fjalë, propozimet janë pa thelb
29/03 18:16
Top Channel/ Plani i PS për pronat: Brenda 2027, regjistrim titujve të pronësisë
28/03 23:16
Top News – Spiropali përplaset me ministren Ismaili. Zbardhen debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS
28/03 21:30
Top News – Zgjedhjet në struktura dhe shtimi i anëtarësimeve, Klosi rreshton detyrat për socialistët
28/03 20:17
Top News – Nis rienergjizimi i PS në Tiranë, Rama në njësinë nr.2, porositë për socialistët
28/03 20:16
Top Channel/ Presidenti Begaj: Mjekësia, profesioni i sakrificës dhe humanizmit
28/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet urdhri i Ramës për ministrat: Zbrisni ne terren
28/03 19:42
Top Channel/ PS nis rienergjizimin në Tiranë, Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Njësinë 2
28/03 19:14
Top Channel/ Rama në Njësinë 2: Do ristrukturojmë Tiranën, rritja e pensioneve do dyfishohet…
28/03 18:34
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Qëlloni me vezë e domate deputeten e PS
28/03 15:55
Top News-PS nis turin ‘Punët për Shqipërinë’. Deputetë, ministra e kryebashkiakë të gjithë në terren
28/03 15:44
Top Channel/ Berisha thirrje për protesta: Më 17 prill për largimin e Ramës. Reagim edhe për naftën
28/03 15:08
Top Channel/ Takimi me dyer të mbyllura, Rama mbledh qeverinë me deputetët: Zbrisni në terren
28/03 15:06
Top News – ‘PS po kthehet në origjinë, është themeluar mbi krimin, ta rrëzojmë!’
28/03 14:49
Top News – ‘Patronazhistët, si sigurimi i shtetit gjatë diktaturës, do i ndëshkojmë!’
28/03 14:48
Top News – ‘Pensione cinike dhe qesharake, të moshuarit nuk blejnë dot ilaçe’
28/03 14:48
Top News – ‘Nafta, ndëshkim mbarëqytetar, çmimet në Shqipëria, sa në Zvicër’
28/03 14:48