Ndonëse u la I lirë pak orë pas shoqerimit në Komisariatin numër 1 kryeqytet, shoferi I kazinosë ku punonte Joy Ayoko, mbetet I dyshuari kryesor për vdekjen e mistershme të vajzës nga Kenia. Ai u shoqerua në Komisariat të shtunën për t’u marrë në pyetje, bashke me 5 persona të tjerë, teksa Policia ushtroi kontrolle edhe në disa banesa. Ky aksion u realizua pas zbërthimit të telefonit të kenianes, ku sipas burimeve kanë dalë disa mesazhe me shoferin e kazinosë edhe ditën e ngjarjes.