Agjencia për Mbikëqyrje Policore ka vënë në pranga 4 persona, mes tyre dy policë, për rreth 7000 rrënjë kanabis që u zbuluan më 20 korrik të këtij viti. Dy policët e arrestuar janë Spartak Gjiçali, me funksion Specialist për Krimet në Komisariatin e Policisë së Fierit dhe Roland Ndreko, me funksion Ndihmës Specialist në po këtë komisariat, të cilët akuzohen “shpërdorim detyre”.