Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e së dielës në qytetin e Vlorës, ku një 58-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Viktima është identifikuar si Renato Hoxhaj, banor i zonës, i cili sipas burimeve paraprake është qëlluar për vdekje në rrugë, shumë pranë banesës së tij.