Top News – Dy pilotët ‘grushte’ në kabinë / Sherr gjatë fluturimit, ndërhyjnë stjuardesat
29/08/2022 11:42

Ulërima dhe grushta, një zënkë që është shndërruar në sherr të vërtetë dhe gjithcka ka ndodhur në kabinën e pilotumit ndërkohë që avioni ishte në mes të fluturimit dhe pasagjerët në bord. Një skenar ky aspak i zakonshëm. Ngjarja ka ndodhur në një fluturim të Air France, dhe sipas mediave lokale, pilotët kanë filluar të grinden për motive të kota. Menjëherë pas nisjes së avionit në fluturim, mësohet se një nga pilotët ka qëlluar me shuplakë tjetrin pas një diskutimi. Por nga shuplakat është kaluar më pas me grushte e madje edhe me valixhet e pilotëve. Ato që kanë zgjidhur situatën e tensionuar kanë qenë asistentet e fluturimit që kanë dëgjuar sherrin në kabinë dhe kanë ndërhyrë për ti ndarë. Pasi u ndal sherri, një pjesëtar i ekuipazhit është detyruar të kalojë gjithë pjesën e mbetur të fluturimit i ulur pas pilotëve, për shkak të frikës se situata do të mund të degjenronte edhe një herë tjetër. Kompania franceze menjëherë ka reaguar ndaj episodit dhe e ka quajtur rastin një sjellje krejtësisht të papërshtatshme. Më pas ka konfirmuar se ka patur një mosmarrëveshje që është përshkallëzuar por gjithcka ka zgjatur për pak caste dhe në asnjë moment nuk është cënuar siguria e pasagjerëve. Dy pilotët janë pezulluar nga puna dhe ka nisur një hetim tashmë, në përfundim të të cilit do të merren edhe masat e duhura.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58