Top News – Dy persona në pranga/ Kosovë, dyshohen për manipulim votash
10/03/2021 14:59

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, tha të mërkurën se ka ndaluar dy persona nën dyshimet se kanë kryer veprat penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” dhe “dhënie apo marrje e ryshfetit në lidhje me votimin”. Në një njoftim të prokurorisë, thuhet se ajo do të kërkojë masën e paraburgimit për dy të ndaluarit të cilët janë identifikuar vetëm më inicialet e tyre, A.K dhe S.M. Prokuroria tha se është duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast, por pa dhënë hollësi të tjera. Arrestimet pasuan ankesat e kandidatëve të partive politike në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit për keqpërdorim votash brenda për brenda subjekteve të tyre politike. Të martën, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, dha dorëheqje nga kjo detyrë si dhe nga të gjitha funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, pas pretendimeve të ngritura rreth keqpërdorimeve të votave brenda radhëve të kësaj partie. Dorëheqja pasoi vendimin e Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e votave të hedhura me kusht dhe atyre nga diaspora për kandidatët nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Vendimi pasoi pretendimin e kandidates së kësaj partie, Florentina Gjergjaj, sipas së cilës kandidates Meliza Haradinaj-Stublla, siç tha ajo, në “mënyrë artificiale i është rritur numri i votave nga personat që kanë futur të dhënat në sistem apo nga personat që kanë bërë numërimin dhe rinumërimin e votave”. Po ashtu në arsyetimin e vendimit, Paneli i është referuar edhe një video materiali të publikuar nga gazeta në internet Insajderi, ku tre persona dëgjohen duke diskutuar lidhur me “manipulimin e votave” në Qendrën për Numërimin e tyre dhe përgjatë diskutimeve, përmendet edhe emri i bashkëshortit të ish ministres Haradinaj-Stublla, të ketë ofruar para në shkëmbim. Ministrja e dorëhequr hodhi poshtë pretendimet ndërsa bëri thirrje për hetim të plotë të tyre. Gjatë së martës ajo u përfshi në përplasje në distancë me anëtarë të tashmë ish partisë së saj.

Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08