Gjatë pritjes së kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kryebashkiaku I Tiranës zbuloi se bashkia do të kontribuojë në dy prej komunave shqipfolëse, në Tuz dhe në Preshevë, me dy parqe publike në qendrat e qyteteve. Veliaj tha se bashkëpunimi mes Bashkisë së Tiranës dhe komunave me popullsi shqiptare në Maqedoni, Serbi e në Mal të Zi, është rritur sidomos me krijimin e Unionit të Bashkive. Bashkëpunimi për të afruar edhe më shumë të rinjtë e dy qyteteve ishte gjithashtu në fokus të bisedimeve mes Veliajt dhe Gjeloshajt.