Top News/ Dy palë zgjedhje në një ditë / Maqedonia e Veriut voton për presidentin dhe parlamentin
08/05/2024 11:37

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë filluar të votojnë mëngjesin e së mërkurës për t’i zgjedhur presidentin dhe Parlamentin e ri të vendit në zgjedhje të dyfishta. Rreth 1.8 milion shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë të drejtë vote në këto dy palë zgjedhje: raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, si dhe në zgjedhjet parlamentare. Këto janë zgjedhjet e para të dyfishta që mbahen në ketë vend prej vendosjes së demokracisë në vitet ‘90. Në garën për Parlamentin e ri marrin pjesë 17 parti dhe koalicione. Beteja kryesore zhvillohet mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së në kampin maqedonas, ndërsa në atë shqiptar mes Frontit Evropian, të kryesuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, dhe koalicionit opozitar VLEN. Në radhët e Frontit Evropian garojnë edhe pesë parti politike të bashkësive etnike turke, rome dhe boshnjake. Zgjedhjet zhvillohen me lista të mbyllura, sipas sistemit proporcional në gjashtë njësi zgjedhore dhe, në çdonjërën prej tyre, zgjidhen nga 20 deputetë. Parlamenti i Maqedonisë së Veriut i ka 120 vende.

Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07