Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e Ministrisë së Arsimit, për sigurinë publike në shkolla. Sipas vendimit, Institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, arsimit të mesëm profesional dhe arsimit të mesëm të orientuar, që kanë mbi 80 nxënës; si dhe Institucionet e arsimit bazë ose shkollat e bashkuara, që kanë mbi 350 nxënës, do të kenë 1oficer sigurie. Ndërsa Institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, ato të mesëm të orientuar, të arsimit bazë ose shkollat e bashkuara, që kanë mbi 900 nxënës do të kenë nga 2 oficerë sigurie. Po ashtu nga dy oficerë sigurie do të kenë edhe shkollat e mesme profesionale, që kanë mbi 700 nxënës.