Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për përjashtimin me 60 ditë nga seancat plenare dhe pjesëmarrja në komisione të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Kërkesa e drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën bazohet te deklarata e Ballës nga foltorja në seancën e së enjtes, ku gjatë debateve me deputeten e opozitës, Albana Vokshi i tha kësaj të fundit se për të kishte si numër telefoni ‘0900’.