Katër persona kanë rënë në prangat e policisë, ku dhe u janë sekuestruar 48kg kanabis. Ata kanë qenë duke lëvizur me dy automjete, teksa janë ndaluar fillimisht për kontroll nga blutë e Elbasanit. Sipas informacioneve bëhet fjalë për një aksion I cili është zhvilluar pas hetimeve disa mujore. Sejdi Metani, Mikel Halilaj, Flurat Ymeraj dhe Pavllo Bala në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me kultivimin e kanabisit.