Dy automjete janë përplasur në lagjen 10 korriku në Vlorë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por sikurse jeni duke e parë edhe në pamje dëmet kanë qenë të mëdha dhe fati ka bërë që të mos ketë viktima. Policia në vendin e ngjarjes po heton mbi rrethanat, por dyshohet se shpejtësia e lëvizjes të ketë qenë një nga arsyet e përplasjes.