Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi këtë të enjte miratimin sa më parë të rezolutës për ndëshkimin e gjenocidit serb në Kosovë. Sipas Berishës, ajo duhet të miratohet para mbledhjes së përbashkët të dy parlamenteve, Kosovë-Shqipëri, që pritet të mbahet të premten në Prishtinë, ku vetë Berisha dhe shumica e grupit të PD nuk do jenë edhe për shkak të axhendës.