Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis udhëtoi drejt Himarës me helikopter ushtarak, duke u bërë Kryeministri i parë grek që viziton këtë qytet. Mitsotakis u prit me brohoritje nga dhjetra qytetarë. Në fjalën e mbajtur nga podiumi i improvizuar para zyrave të Omonias, Mitsotakis tha se mbështetja e Athinës për integrimin e Shqipërisë në BE nuk është e pakushtëzuar. Ai kërkoi respektimin e të drejtave të minoritetit grek, gjuhës greke dhe të drejtën e pronës.