Sistemi bankar në vend është përballur me një rritje të sulmeve kibernetike, përfshirë sulmet e drejtpërdrejta ndaj sistemeve, po ashtu edhe përmes fushatave keqinformuese që synojnë mbjelljen e frikës në treg. Kështu deklaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Dezinformimit.