Partia Socialiste i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me dy shkresa për marrjën e masave administrative ndaj dy kandidatëve të koalicionit Berisha-Meta. Socialistët akuzojnë kandidatin e Bashkë Fitojmë në Tiranë, Belind Këlliçi dhe atë të Elbasanit, Luçiano Boçi për thyerjen e heshtjes zgjedhore, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në votime përmes premtimeve elektorale. Në rastin e Këlliçit, shkresa e PS i referohet deklaratës së tij në një dalje për mediat, ku përsëriti sloganin e fushatës së vet.