Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dy ish prokurorët, Kledian Llaho dhe Çlirim Shahini dhe ka dërguar në gjykatë kërkesën për kalimin e çështjes për gjykim. Kledian Llaho akuzohet nga SPAK për korrupsion, ndërsa ish-prokurori tjetër, Çlirim Shahini, që ushtron profesionin e avokatit, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Ish-prokurorët e Sarandës dyshohen se u përfshinë në një aferë korrupsioni për zbutjen e masës së sigurimit ndaj shtetasit Pando Papuçi, i cili ishte shpallur në kërkim për ndërtim pa leje.