568 raste të reja, 5 humbje jete dhe 398 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se për 5 viktimat e 24 orëve të fundit bëhet fjale për tre qytetarë nga Tirana të moshave 39-85 vjeç, një qytetar nga Gramshi 40 vjeç dhe një qytetare nga Dibra 71 vjeçe. Numri total i personave që nuk kanë arritur ta fitojnë dot betejën me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 2,955 fatalitete.