Aktualisht, në operacionin për neutralizimin e vatrave të zjarrit, 2 helikopterë po operojnë në zonën e Poros dhe 2 të tjerë në Bogovë. Njëkohësisht, Forca Ajrore vijon monitorimin e zonës me dronët TB-2, me qëllim identifikimin e vatrave të reja potenciale si dhe evidentimin e rasteve të mundshme të zjarrëvënieve të qëllimshme.