Dy grupe të rinjsh shqiptarë u përleshën mes tyre në qendër të Athinës. Një përleshje që ndodhi dy herë brenda pak minutash ndërsa 26 persona u implikuan sipas mediave greke, nga të cilët 8 përfunduan në pranga. Si rrjedhojë e sherrit masiv u plagosën tre prej të përfshirëve në konflikt. Ata morën plagë me thikë dhe u dërguan me urgjencë drejt spitalit. Shkak për ngjarjen u bë rrahja dy ditë më parë e njërit prej pjesëtarëve të njërit prej grupeve.